Jennifer Garner shihet me të dashurin e ri NULL NULL 13.11.2018 21:00 13.11.2018 21:00 Jennifer Garner dhe i dashuri i saj John Miller janë parë së bashku, në publik. Ylli i Peppermint dhe i dashuri i saj i ri, drejtori ekzekutiv i Cali Group janë fotografuar duke ndjekur së bashku një performancë të mjuzikllit Dear Evan Hansen, në teatrin Ahmanson, në Los Angeles. Ky takim ishte edhe dalja e parë publike e çiftit, transmeton Klan Kosova. Në fotografitë që i ka siguruar E!News, Garner e veshur me një sako ngjyrë hiri, një bluzë ngjyrë rozë të hapur dhe xhinse shihet bashkë me biznesmenin, në sediljet e pasme të veturës, shumë e buzëqeshur. Garner dhe Miller janë përpjekur gjatë gjithë kohës që të jenë sa më diskretë, duke u larguar nga vetura ndaras, për të mos u fotografuar së bashku, transmeton Klan Kosova.