Jenna Ortega do të luajë në “Beetlejuice 2” NULL NULL 10.05.2023 18:23 10.05.2023 18:23 Jenna Ortega Ylli i “Wednesday” Jenna Ortega, i është bashkuar kastit të komedisë horror “Beetlejuice 2”, që do të shfaqet më 6 shtator 2024. Ortega do të luajë të bijën e Lydia-s, të luajtur nga Winona Ryder në klasiken origjinale të regjisorit Tim Burton të vitit 1988. Ryder dhe Michael Keaton, i cili luajti fantazmën titullar të filmit të parë, po kthehen për vazhdimin. Justin Theroux nga “Mosquito Coast” dhe “The Leftovers” është në bord për të luajtur një rol të pazbuluar. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.