“Je lojtare parazit”- Përplasje mes Sarës dhe Rovenës (VIDEO) NULL NULL 12.12.2024 15:17 12.12.2024 15:17 Rovena dhe Sara kanë pasur një debat të ashpër me njëra-tjetrën në dhomën e grimit. Rovena e akuzoi Sarën për përqeshje dhe tallje prapa krahëve. “Shkoni talluni prapa krahëve, merruni me emrin tim”, tha Rovena. Tutje e njëjta tha se do të vazhdojë njëjtë duke qeshur sepse sipas saj ajo dhe të tjerët nuk meritojnë qasje serioze. Sara e pyeti se kur ka qeshur, teksa i tha mos ta bëjë pjesë të asnjë grupi pasi është individ. “Je lojtare parazit” i tha Rovena, Sarës. “Ti je personi që në çdo situatë do qeshësh sepse nuk di të argumentosh!” ia kthej Sara. Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme: