Java e modës në Nju Jork nis në bibliotekën publike të qytetit (FOTO) NULL NULL 09.09.2023 14:36 09.09.2023 14:36 Java e modes ne Nju Jork Bibliotekat janë zakonisht vende të qeta ku njerëzit shkojnë për të studiuar, por marka luksoze amerikane Coach e thyeu protokollin duke nisur javën e modës në Nju Jork. U organizua koleksioni pranverë/verë 2024 në bibliotekën më të madhe publike në ShBA aty kishte stola prej pelushi të veshur me kadife. Pjesë e këtij organizimi ishin disa të famshëm duke përfshirë aktoren Jennifer Lopez dhe reperin Lil Nas X, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv Megjithatë, ishte një paraqitje e papritur nga aktivistët e organizatës për të drejtat e kafshëve “Peta” që u përpoq të shkaktonte shqetësimin. Dy protestuese femra, njëra me një pankartë e tjera të shkruar në trup “Lëkura vret”, u bashkuan shkurtimisht me modelet në pasarelë, kjo u bë pasi “Peta” deklaroi në korrik se synonte ta bënte të papranueshëm përdorimin e leshit dhe lëkurës si gëzofi. Drejtori kreativ i “Coach”, Stuart Vevers, e përshkroi pasarelen si një vend për të eksperimentuar me koncepte të reja në qëndrueshmëri.