Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java e katërt në Superligë starton sot me derbin e të pamposhturve

NULL NULL
01.11.2025 10:18

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll nis sot xhiron e katërt, e cila pritet të sjellë përballje tejet interesante dhe emocione të forta për adhuruesit e këtij sporti.

Nga ora 17:00, në palestrën “Sezai Surroi”, të shtunën zhvillohet derbi i javës mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që deri tani nuk kanë pësuar humbje. Të dy ekipet kanë nga tri fitore dhe kërkojnë ta ruajnë statusin e pamposhtur për të marrë kreun e tabelës.

Sigal Prishtina me formë perfekte po vazhdon edhe në ENBL, ku nuk di për humbje ndërsa në këtë përballje vjen nga fitorja në udhëtim ndaj Slovan Bratislavës kurse Bashkimi që po luan në Fiba Europe Cup, pësoi në mesjavë në “Sezai Surroi” në Prizren vetëm pas vazhdimeve nga gjiganti francez Dijon.

Në vazhdim të mbrëmjes, nga ora 19:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça përballet me kampionin në fuqi Golden Eagle Ylli. Kjo sfidë pritet të jetë mjaft interesante, me të dy skuadrat që kërkojnë të rikthehen fuqishëm në garë për pozitat e para. Pas 3 xhirove të para, të dyja skuadrat e kanë vetëm nga një fitore.

Xhiroja vazhdon të dielën me dy duele të tjera: GO+ Peja – Rahoveci 029 nga ora 17:00 dhe Vëllaznimi – Bora nga ora 19:00.

Të gjitha ndeshjet transmetohen direkt në Artmotion. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme