Java e Diabetit, Rama ndal “sheqerin” me shteg ecjeje (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 18.11.2022 20:27 nga Agnesa Sahiti 18.11.2022 20:27 Të premten u zhvilluan aktivitete në Parkun e Gërmisë në përmbyllje të javës së diabetit. E gjitha nisi me ecje herët në mëngjes, ushqim të shëndetshëm për diabetikët dhe ligjëratë rreth sëmundjes. Të prekurit thanë se ecja e kujdesi në ushqim janë shumë të rëndësishme në menaxhimin e sëmundjes. Sipas doktoreshës Drita Peqani, secila ditë është e rëndësishme për vetëdijesim në parandalimin e diabetit. E Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, zotohet se do të vazhdojnë promovimin e jetesës së shëndetshme gjatë gjithë vitit. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se janë të përkushtuar në parandalimin e sëmundjeve si diabeti, duke i dhënë prioritet qytetarëve në rrugë e duke e stimuluar ecjen.