Java e 5-të e Superligës: Vëmendja kryesore te ndeshja Llapi – Ballkani NULL NULL 18.09.2025 12:53 18.09.2025 12:53 Të dielën do të zhvillohet java e 5-të e Superligës së Kosovës në futboll. Vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, ku do të përballen Llapi dhe nënkampioni i Kosovës Ballkani. Ndërkohë, në ndeshjet tjera të javës, Malisheva pret Prishtinën, Ferizaj përballet me Gjilanin, ndërsa Drenica synon pikët e para në shtëpi ndaj Dukagjinit. Të gjitha takimet e kësaj xhiroje do të nisin në të njëjtën kohë, nga ora 15:00, duke premtuar spektakël dhe duele të forta, direkt në kanalet sportive të Artmotion. /Klankosova.tv