Java e 4-të e Superligës: Lojë tejet intersante, rezultate befasuese NULL NULL 14.09.2025 17:33 14.09.2025 17:33 Kanë përfunduar katër ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll. Në Suharekë, nënkampioni Ballkani e mposhti bindshëm Drenicën me rezultat 3:0. Pikët e plota i mori Dukagjini që si vendas e mposhti Ferizajn, me rezultat 2:0. Gjilani u befasua nga Malisheva, që e mposhti si mysafire me rezultat 1:3, njofton Klankosova.tv. Llapi as këtë javë nuk u këndell pasi u mposht me rezultat 1:0 nga Prishina e Re. Me fillim nga ora 20:15 në “Fadil Vokrri” do të luhet derbi i kësaj jave mes Prishtinës dhe kampiones në fuqi Dritës.