Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java e 29-të, dy përballje shumë të forta në Superligë

NULL NULL
16.04.2025 10:36

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante e që janë të vlefshme për xhiron e 29-të të Superligës në futboll.

Ferizaj do të ballafaqohet me Malishevën.

Fitorja do t’i kryente goxha punë ekipit vendas për të forcuar pozitën në mesin e tabelës.

Aktualisht skuadra ferizajase renditet e 6-ta me 38 pikë derisa Malisheva është e 3-ta me 47 pikë.

Derisa një akoma më e fortë pritet të luhet në Drenas, mes Feronikelit’74 dhe Llapit.

Kjo ndeshje është e rëndësishme sidomos për llapjanët që po kërkojnë t’i shmangen zonës së rrezikut.

Nikli aktualisht gjendet në vendin e fundit me 14 pikë derisa skuadra e Tahir Batatinës, është e 8-ta me 33 pikë.

Këto ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në kanalet sportive të platformës Artmotion./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme