Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java e 28-të në Bundesligë vazhdon të shtunën, Rashica sfidohet nga Leipzig

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 10.04.2021 08:30
LEIPZIG,GERMANY,15.FEB.20 - SOCCER - 1. DFL, 1. Deutsche Bundesliga, RasenBallsport Leipzig vs SV Werder Bremen. Image shows Marcel Sabitzer (RB Leipzig) and Milos Rashica (Bremen). Photo: GEPA pictures/ Roger Petzsche - ATTENTION - DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video - For editorial use only. Image is free of charge.

Xhiro e 28-të në Bundesligën Gjermane do të vazhdojë edhe ditën e shtunë me transmetime në Artmotion.

Me fillim prej orës 15:30, Milot Rashica me skuadrën e Werderit do të ketë një test të vështirë përballë vetes ku do të sfidohen nga Leipzigi i vendit të dytë.

Në të njëjtin termin, kampioni në fuqi Bayerni në Allianz Arena do t’i bëjë konak Union Berlinit që po luan mirë këtë sezon.

Ndërsa nga ora 18:30 në “Mercedez Benz Arena” do të zhvillohet kryendeshja e javës së 28-të mes Stuttgartit dhe Dortmundit me qëllimin që të dalin fitues nga ky duel.

Të gjitha këto ndeshje transmetohen në platfomën më unike në vend, Artmotion.

15:30               WERDER BREMEN – RB LEIPZIG                   GURMANIA, NR.22

Në qytetin e Bremenit, Werderi që nuk po kalon aspak formë të mirë do të jetë nikoqir i Leipzigit. Skuadra ku luan Milot Rashica janë në një seri negative prej 3 humbjeve rresht dhe do kërkojnë që të rikthehen në rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë.

Nga ana tjetër, RB Leipzig po lufton ashpër për titull kampion, teksa në duelin direkt me Bayernin u mposhtën në shtëpi me rezultat minimal 0:1. Dhe këtë humbje do të synojnë ta lënë prapa krahëve për të vazhduar luftën në këto shtatë xhiro të fundit me shpresën se do t’i rikuperojnë 7 pikët distancë me vendin e parë.

Në takimin e parë të zhvilluar këtë sezon, Leipzig kishte mposhtur Werderin me rezultat 2:0.

Werder Bremen, 11-shja e mundshme startuese:
Pavlenka, Friedl, Gross, Moisander, Gebre Selassie, Mbom, Mohwald, Agu, Schmid, Rashica, Sargent

RB Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:
Gulacsi, Orban, Konate, Klostermann, Adams, Sabitzer, Haidara, Nkunku, Olmo, Forsberg, Sorloth

15:30               BAYERN MUNCHEN – UNION BERLIN                      ART SPORT 3

Kampionët në fuqi Bayerni pas triumfit në ligë, por disfatës në Champions League, do të synojë ta vazhdojë formën e mirë në ligë për të arritur te fitorja e gjashtë rresht. Për momentin renditen në vendin e parë me 64 pikë të grumbulluara kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro para fundit.

Union Berlini nga ana tjetër është duke luftuar për garat evropiane dhe ka qenë një skuadër e komponuar mjaft mirë këtë sezon duke arritur rezultate të mira. Për momentin renditen në vendin e shtatë me 39 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Leverkuseni i vendit të gjashtë.

Në takimin e parë të zhvilluar këtë sezon, Union Berlini kishte fituar një pikë përballë kampionëve në fuqi me rezultat 1:1.

Bayern Munchen, 11-shja e mundshme startuese:
Neuer, Pavard, Martinez, Boateng, Hernandez, Kimmich, Alaba, Sane, Müller, Coman, Choupo-Moting.

Union Berlin, 11-shja e mundshme startuese:
Luthe, Trimmel, Friedrich, Knoche, Ryerson, Gentner, Andrich, Prömel, Ingvartsen, Kruse, Musa

15:30               STUTTGART – BORUSSIA DORTMUND                    ART SPORT 2

Kryendeshja e javës së 28-të në Bundesligën Gjermane luhet në Stuttgart. Nikoqirët pas fitores së fundit ndaj Werderit do ta kërkojnë fitoren tjetër përballë Dortmundit që nuk po performon aspak mirë këtë sezon në Bundesligë.

Edhe pse janë me shumë mungesa, të përzgjedhurit e Pellegrino Matarazzos janë shumë të motivuar për të luftuar për një vend që të dërgon në garat evropiane.

Nga ana tjetër, milionerët e Dortmundit pas paraqitjes së mirë ndaj Manchester City, ku në fund pësuan disfatë, janë 7 pikë larg vendit të katërt ku është edhe qëllimi i tyre për t’u kualifikuar në Champions League. Në kaq pak xhiro, Edin Terzic me djelmoshat e tij do të shpresojnë se do ta arrijnë këtë objektiv minimal duke filluar të fitojnë përballë Stuttgartit.

Stuttgart, 11-shja e mundshme startuese:
Kobel, Mavropanos, Anton, Kempf, Coulibaly, Endo, Castro, Sosa, Didavi, Klimowicz, Kalajdzic

Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:
Hitz, Meunier, Akanji, Hummels, Schulz, Delaney, Dahoud, Hazard, Brandt, Reyna, Haaland

lajme të ngjashme