Jashari dhe klubi i tij të parët në Ukrainë, kosovari shënon gol NULL NULL 06.12.2025 16:57 06.12.2025 16:57 LNZ Cherkasy ka dalë në krye të tabelës në kampionatin elitar të Ukrainës. Futbollisti kosovar Muharrem Jashari që luan te ky klub, kontribuoi në fitoren e fundit 3-0 ndaj Obolonit. Jashari realizoi golin e tretë për vendësit që vulosën triumfin përmes tij. Sidoqoftë, garë e ngushtë për titull po zhvillohet atje pasi Cherkasy ka pikë të njëjta me gjigantin, Shakhtarin, nga 32 secila.