Jasharaj: Greva është e pashmangshme nëse nuk reflekton Qeveria NULL NULL 11.04.2018 08:22 11.04.2018 08:22 Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka bërë me dije se kjo sindikatë nuk ka hequr dorë nga greva e përgjithshme në arsim e paralajmëruar më 13 prill nëse Qeveria nuk reflekton deri të premten. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai e ka ftuar Qeverinë ta vendosë në rend të ditës Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë dhe ta procedojë për në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet greva. Sipas Jasharajt, përgjegjësinë për këtë grevë do ta marrin institucionet e Kosovës, të cilat që pesë vjet nuk kanë plotësuar kërkesat e tyre. “Nëse deri më 13 prill Qeveria nuk reflekton dhe nuk i jep dritë të gjelbër Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës dhe nuk e procedon për në Kuvend atëherë do të fillohet më 13 prill me grevën në kohë të pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBAShK-ut”, ka thënë Jasharaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 7 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë