Japonia e teston “snajperin e hënës” NULL NULL 07.09.2023 12:27 07.09.2023 12:27 Japonia të enjten lëshoi me sukses një raketë me një tokëzues hënor, në provën e saj të katërt për këtë vit. Përpjekjet e mëparshme u penguan nga moti i lig, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Landeri, i cili quhet “snajperi i hënës”, pritet të tentojë një ulje në Hënë, në shkurt nëse gjithçka shkon mirë. Ndërsa në vitin e kaluar Japonia ka dështuar dy herë të arrijë në sipërfaqen hënore. Ky shtet po synon të bëhet vendi i pestë që zbarkon në Hënë pas ShBA-së, Rusisë, Kinës dhe Indisë.