Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Japonia do të dhurojë mbi 1 milion euro pajisje për SHSKUK-në

NULL NULL
24.04.2018 15:25

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur sot në takim pune përfaqësuesit  e Qeverisë japoneze. Ky takim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, ku shteti japonez   kandarë një donacion për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vlerë prej 1.1 milion euro, për pajisje të ndryshme mjekësore.

Nga ky donacionin do të përfitojnë; Klinika e Neurologjisë ku do të pajiset me CT -16 shtresore dhe një ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike, Klinika e Gastroenterolgjisë do të përfitoj nga ky donacion një aparat për gastroskopi dhe kollonoskopi, Klinika Infektive një rentgen digjital, Klinika e Urologjisë, do të pajiset me Urotroskop fleksibil, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me ultrazë dopler, dhe në Klinikën e Pulmologjisë  me një bronkoskop, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme