Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Japoni: Sulm me armë në një spital, raportohet për dy të lënduar

NULL NULL
31.10.2023 08:49

Policia në qytetin qendror të Japonisë, Toda i është përgjigjur raportimeve për të shtëna në një spital, raportojnë mediat lokale.

Raportohet se dy persona u plagosën, një mjek në të 40-at dhe një pacient në të 60-at.

I dyshuari iku me motoçikletë në qytetin fqinj Warabi dhe mori pengje brenda një zyre postare, njoftoi ky qytet në faqen e tij të internetit.

Incidentet me të shtëna janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni. Vendi ka rregulla të rrepta për pronësinë e armëve dhe lejon vetëm civilët të kenë pushkë gjuetie dhe pistoleta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Njerëzit duhet t’i nënshtrohen një ekzaminimi të rreptë dhe testeve të shëndetit mendor për të blerë një armë në Japoni.

lajme të ngjashme