Japonezi “King Kazu” luan futboll profesionist në moshën 58 vjeçare NULL NULL 22.12.2025 14:07 22.12.2025 14:07 Në Japoni e quajnë “i përhershmi”. Dhe Kazuyoshi Miura e meriton këtë epitet, me të vërtetë. Ani se ka bërë 58 vjeç, ky sulmues vazhdon të luajë futboll përtej asaj që quhet “shekull normal i punës” 40 vjeçe. Me kontratën më të re, Miura nisi sezonin e tij të 41 si lojtar profesionist në Japoni. Sic raporton The Japan Times, ai pritet t’i bashkohet si huazim 1 vjeçar skuadrës “Fukushima United” nga divizioni i tretë në J. League. Miura, i njohur si “King Kazu” sezonin e kaluar luajti për Atletico Suzuka në kategorinë e katërt. Nënshkrimi ende nuk është zyrtar, pasi ia ka preferuar një praktike që transferet e tij t’i shpall në orën 11:11 paradite, çdo 11 janar, si një referencë ndaj numrit të tij të fanellës. Ish-reprezentuesi japonez mbushë 59 vjet në shkurt. Miura debutoi profesionalisht më 1986, me ekipin brazilian Santos dhe ka luajtur gjithashtu për skuadra në Itali, Kroaci, Australi dhe Portugali. Ndeshjen e parë me përfaqësuesen japoneze e zhvilloi më 1990.