Janjiq: Statusi i Kosovës në UNESCO të zgjidhet në bisedimet e Brukselit NULL NULL 16.11.2015 10:58 16.11.2015 10:58 Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, mendon se trashëgimia kulturore ortodokse në Kosovë, që sipas tij është serbe, duhet të zgjidhet në dialogun e përbashkët të Kosovës e Serbinë në Bruksel, para se të ndërmerren hapa të tjerë për përcaktimin e statusit në UNESCO. Janjiq në një intervistë për Kallxo.com ka thënë se mospranimi i Kosovës në UNESCO nuk duhet të shihet si fitore e askujt dhe kjo nuk është “as për ngazëllim e as për mëri”. “Besoj se rruga më e mirë është një diskutim mbi mbrojtjen afatgjate institucionale të trashëgimisë kulturore serbe në dialogun e Brukselit”, thotë Janjiq në një intervistë të gjatë për Kallxo.com. Ai ka deklaruar se fushata e tij kundër pranimit të Kosovës në UNESCO nuk ishte një fushatë politike. Sipas prijësit fetar anëtarësimi në UNESCO do të thoshte “shtypje kulturore”, për serbët. “Kisha jonë nuk është kundër promovimit të arsimit, kulturës dhe shkencës në Kosovë. Ne gjithashtu nuk donim që çështja e trashëgimisë tonë kulturore të hynte në arenën e përballjes politike. Kërkesa jonë kryesore ishte ta shtynim vendimin për pas dialogut dhe t’i ofronin garanci të plotë ndërkombëtare Kishës Ortodokse Serbe në lidhje me ruajtjen e vendeve të saj më të çmuara trashëgimi kulturore”, pohoi Janjiq. Intervistën e plotë mund ta lexoni në Kallxo.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025