Janjevasit kujtojnë Bajram Gajtanin (VIDEO) NULL NULL 07.05.2023 20:49 07.05.2023 20:49 Në shkollën që shërbeu deri në vdekje u kthye përsëri, por të dielën vetëm në fotografi. Sot kur u shënua 30 vjetori i kalimit në amshim të mësuesit Bajram Gajtani, në Janjevë të Lipjanit, u mblodhën ta kujtojnë miq e bashkëpunëtorë. Familjarët që një pjesë erdhi nga Gjermania, qenë tejet emocional. Ngjashëm edhe një bashkëpunëtor i tij, që ish-veprimtarin e hershëm të LDK-së e kujtoi për aktivizimin gjatë të `90-ve kur pushteti i largoi nga shkollat. Mësuesi që po të ishte gjallë sivjet do mbushte 68 vjet, ka ngelur në kujtesën e secilit koleg. Veç në Arsim, ai qe aktiv si veprimtar kombëtar i ilegales, për çka dha shumë anise jetoi pak. Aftësitë që i fitoi nga shërbimi ushtarak i shfrytëzoi për konsolidimin e radhëve në rajonin e Janjeves. Më pas u bënë homazhe pranë varrit ku përjetësisht gjen qetësinë tash e 3 dekada kur vdiq nga një sëmundje e mushkërive. Në shenjë nderimi, rruga e lagjes ku i jeton familja në Janjevë, mban me krenari emrin e Bajram Gajtanit.