Jakup Krasniqi: Ka diçka hyjnore në personalitetin e Adem Demaçit NULL NULL 26.02.2017 22:29 26.02.2017 22:29 Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka uruar Adem Demaçin në 81 vjetorin e lindjes së tij. Sipas Krasniqit, ka diçka hyjnore në personalitetin e Demaçit. “Hyjnore, dashuria e thjeshtësia e tij për kombin e atdheun, që ne vdekatarët edhe nuk e pamë ose nuk deshëm ta shohim e as ta shihnin! Ne e kishim shpëtimtarin Adem Demaçi në mesin tonë, dhe ai në momente kaloi pranë nesh krejt pavërejtshëm, bile shumë pavërejtshëm, ndërsa ne, bashkëkombësit e tij, shpirtin, jetën dhe perspektivën tonë e të fëmijëve ua lamë në duar të dyshimta”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. Ai ka thënë se “Demaçi edhe në ditëlindjen e 81-të mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të Pavarësisë sonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025