Jake Paul vazhdon me fitoren e radhës, i kërkon revansh Furyt (VIDEO) NULL NULL 06.08.2023 08:03 06.08.2023 08:03 Jake Paul është ende “fëmija problematik” për luftëtarët më të vjetër në MMA, të paktën. Influencuesi i mediave sociale i kthyer në boksier shënoi një fitore me vendim unanim (97-92, 98-91, 98-91) ndaj veteranit të UFC Nate Diaz të shtunën mbrëma, duke përmirësuar rekordin e tij të boksit profesionist në 7-1. Lufta dukej pothuajse e përfunduar në raundin e parë, kur Paul e lëndoi Diazin dhe i lëshoi një seri goditjesh gjatë minutës tjetër. Por Diaz u mbajt mjaftueshëm për ta larguar kërcënimin, teksa ndeshja ngjante shumë me fitoret e tjera të Paulit. Paul madje në raundin e pestë e nokautoi Diazin, por që ky i fundit ishte i gatshëm ta vazhdojë ndeshjen. Paul pas ndeshjes është shprehur se do të ishte gati për një revansh kundër Tommy Furyt, i cili e mundi atë me vendim të ndarë në shkurt, duke i mohuar atij fitoren. /Klankosova.tv. Jake Paul has defeated Nate Diaz via unanimous decision 👀 (via @DAZNBoxing) pic.twitter.com/dPMSjEFHch — Yahoo Sports (@YahooSports) August 6, 2023