Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga uron Matoshin: Çikat e Kosovës godasin sërish

NULL NULL
09.06.2020 14:42

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar aktoren Adriana Matoshi për çmimin si “Aktorja më e mirë” që e fitoi në Festivalin e Francës “See a Paris 2020”.

“Çikat e Kosovës godasin sërish! Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020″. Krenare me ty”, shkruan Jahjaga në Faceboook.

Matoshi e rrëmbeu çmimin për rolin e saj  në filmin “Nëntori i ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës.

Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.