Jacobson inspekton punimet në Kala NULL NULL 27.04.2015 12:41 27.04.2015 12:41 Ambasadroja amerikane Tracey Ann Jacobson ka vizituar sot Kalanë e Prizrenit. Atje Jacobson shkoi për të parë nga afër punimet që po bëhen për restaurimin e kalasë projekt për të cilin ambasada amerikane ka dhënë 700 mijë dollarë. Projekti i cili ka filluar sivjet, e do të përfundojë më 2017 është ndarë në tri faza. Ambasadorja tha se ndihma e dhënë, përkatësisht puna në restarurimin e kalasë po bëhet për të treguar se ambasada amerikane është për të ruajtur trashëgiminë kulturore, dhe atë jo vetëm të këtyre objekteve, por edhe të kishave e xhamive. Për këtë projekt, për vitin 2015, 200 mijë euro i ka ndarë edhe Ministria e Kulturës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025