Jabllanoviq: S’ndjej përgjegjësi as frikë NULL NULL 14.05.2015 20:14 14.05.2015 20:14 Aleksandar Jabllanoviq: Personalisht nuk ndjej asnjë përgjegjësi për padinë dhe nuk më frikëson padia e prokurorisë. Unë nuk kam qenë në Gjakovë dhe nuk më intereson absolutisht asgjë për Gjakovën. Gjykata themelore e Gjakovës i ka dërguar zyrtarisht ftesë Aleksandar Jabllanoviqit për t’u paraqitur në seancë dëgjimore. Ky institucion juridik komunal ka ngritur padi ndaj kryetarit të Listës Serbe për shkak të nxitjes së urrejtjes ndëretnike, racore dhe fetare. Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Jabllanoviq, duke folur në një intervistë për televizionin RTV Mir nga Mitrovica, transmeton Klan Kosova. Jabllanoviq tha se ftesa zyrtare e gjykatës komunale ka për qëllim t’u dërgojë porosi të qartë përfaqësuesve serbë të Kosovës se nuk duhet të flasin dhe të mbrojnë interesin e popullit të vet. “Unë nuk mund ta pranoj këtë akuzë sepse nuk kam faj. Unë do të dëshmoj se prokuroria ka keqpërdorur të drejtën që bashkësia ndërkombëtare u ka dhënë institucioneve të Kosovës për ta kryer këtë punë. Ata nuk po përdorin ligjet për të bërë gjykim të drejtë. Kjo vetëm e vetëm për të gjykuar serbët”, tha ai. Jabllanoviq tha se nuk frikësohet nga ftesa e Gjykatës së Gjakovës. “Unë nuk kam qenë në Gjakovë dhe nuk më intereson absolutisht asgjë për Gjakovën. E di vetëm për fatin e rëndë të serbëve tanë atje. Ata të cilët i kam mbrojtur dhe do i mbroja përsëri”. “Personalisht nuk ndjej asnjë përgjegjësi për padinë dhe nuk më frikëson padia e prokurorisë”, përfundoi ai. Jabllanoviq më tutje ka thënë se veprimet e tilla të prokurorisë nuk i kontribuojnë pajtimit shqiptaro-serb. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 16 orë më parë