Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja si t’i mbroni flokët në verë

NULL NULL
18.06.2016 10:30
Smiling woman tossing her hair

Vera mund të jetë e ashpër me flokët. Gjatë kësaj stine mund të shfaqen probleme si, djegiet nga dielli, irritimet, infeksione të ndryshme, pickime insektesh etj. Jo vetëm lëkura por dhe flokët dëmtohen nga i nxehti përvëlues, ndaj nuk duhet të harroni të kujdeseni dhe për to.

Gërshëra është mikeshë e flokëve.

Pritini flokët çdo dy muaj dhe përdorni balsam çdo herë që lani kokën. Nëse i lani flokët çdo ditë mos përdorni gjithmonë shampon.

Qëllimi i shampos është të pastrojë papastërtitë e flokut, por përdorimi i shpeshtë e dëmton flokun deri në atë pikë sa than lëkurën dhe vajrat  esenciale natyrore që mbajnë flokët të buta e të shëndetshme.

Sigurohuni që këllëfi i jastëkut të jetë prej pambuku.

Asnjëherë mos i mbështillni flokët me peshqir dhe ta mbani për orë të tëra.

Shpëlarjen e fundit bëjeni gjithmonë me ujë të ftohtë.

lajme të ngjashme