Ja si duken bakteriet në duart e fëmijëve pasi luajnë jashtë NULL NULL 08.06.2015 10:27 08.06.2015 10:27 Tasha Sturm, një teknike laboratori nga Kalifornia ka krijuar një grup të jashtëzakonshëm të imazheve që ilustrojnë botën e ndryshme të mikrobeve që jetojnë në lëkurën tonë. Ajo ka paraqitur një pjatë ku shihen bakterie dhe kërpurdha e parazitë të tjerë që u gjetën në duart e një djaloshi tetë vjeçar pasi ai kishte luajtur jashtë. Ajo tregoi se ka përdorur një xhel në të cilin djali i saj e vendosi dorën butësisht, pastaj bakteriet u inkubuan dhe u lanë të qëndrojnë për disa ditë. Ajo gjithashtu theksoi se të paturit e një sasie të baktereve në duar dhe lëkurë është normale. Ekspozimi ndaj sasive të sigurta dhe llojeve të ndryshmë të baktereve siguron sistem imunitar të shëndetshëm, transmeton Klan Kosova. Strukturat ndryshme të dukshme të këtyre kolonive bakteriale pasqyrojnë karakteristikat e tyre mikroskopike. klankosova.tv