Ja si duhet të ringjallni jetën tuaj seksuale NULL NULL 27.06.2021 12:02 27.06.2021 12:02 Ndonëse askush mund të mos dëshirojë ta pranojë por ka persona nuk janë të kënaqur me marrëdhëniet dhe jetën seksuale që ata përjetojnë. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet duke u nisur nga të qenurit ‘’single’’ për një kohë të gjatë ose thjesht nuk po ndjeni tërheqje seksuale ndaj partnerin apo partneres tuaj, shkruan Woman’s Day, transmeton Klankosova.tv. Por ka një lajm të mirë për këta persona pasi sipas ekspertëve ekzistojnë shumë mënyra për të rindezur jetën tuaj seksuale, e disa nga ato mund t’i gjeni më poshtë. Mos u hidhni menjëherë në pjesën kryesore Duhet t’i merrni gjërat ngadalë dhe kjo do t’ju sjellë të dyve në humor për seks, por më e rëndësishmja, krijoni atë lidhje emocionale që ka munguar. Merreni me relaks Seksi nuk duhet të jetë i përsosur dhe mund të jetë i çrregullt por ju duhet të përqendroheni në gjërat pozitive, më kuptimplota jo në mekanikën e ndryshkur dhe pastaj lidhja fizike do t’iu ndjekë. Bëjeni në dush Bëni një dush së bashku. “Lëreni trupat tuaj përballë njëri-tjetrit dhe rrëshqisni së bashku si një leckë njerëzore”, thotë ekspertja dhe autorja e NeuroLoveology, Ava Cadwell. Shikoni një film romantik Shikimi i filmave romantikë së bashku mund të rrisë shanset tuaja për të bërë dashuri, veçanërisht kur ata kanë një skenë të pasionuar dashurie, prandaj bëjini ato një ritual javor. Ndryshoni rutinën e zakonshme “Nëse doni të liroheni nga rutina juaj e zakonshme seksuale, merrni jetën tuaj seksuale jashtë dhomës së gjumit”, thotë ekspertja e seksit, Emily Morse. Bëni seks në makinë, në dyshemenë e kuzhinës, në shkallët, apo edhe në oborrin e shtëpisë. Bëhuni aq guximtar dhe aventuresk sa të dëshironi për aq kohë sa është e pranueshme nga të dy.