Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja si do jetë e ardhmja e qiellgërvishtësve

NULL NULL
01.04.2016 19:30

E ardhmja e qiellgërvishtësve do të jetë e larmishme dhe e mbushur me gjëra të paimagjinueshme. Në konkursin e ndarjes së çmimeve për projektet e së ardhmes, vendin e parë e fitoi New York Horizon, një projekt i cili propozon të gërmohet thellë në shtratin e Central Park, shkruan tvklan. Vendin e dytë në këtë konkurs e fitoi një kullë e vendosur në mes të New Yorkut, e cila me anë të droneve të vegjël, dërgon kërkesa në të gjitha anët e qytetit.

Në projektin e së ardhmes janë parashikuar qiellgërvishtës që pastrojnë ajrin, të tjerë që krijojnë shi, në rajone të thata, dhe ndërtesa të cilët parandalojnë përmbytjet, gjithmonë në harmoni me mjedisin.

Çmimet  “eVolo” u krijuan në vitin 2006 për të nxitur ide ndërtesash të cilat do të ishin në dobi të njerëzve. Që atëherë aty janë prezantuar rreth 6000 projekte që përdorin teknologji, materiale, dhe hapësira në mënyrë që krijohen projekte që janë në harmoni me natyrën.

Në mesin e shumë projekteve, arkitektët kanë hedhur idenë edhe të një qiellgërvishtësi i cili modifikon motin për ti arhdur në ndihmë mbledhjes dhe rritjes së prodhimeve bujqësore.

qiell-2-933x443 qiell-3-933x445 qiell-4-933x445 qiell-5-933x445 qiell-7-933x445 qiell-8-933x445 qiell-9-933x445 qiell-10-933x445 qiell-13-933x445

lajme të ngjashme