Ja për çfarë gënjejnë më së shumti burrat NULL NULL 26.10.2024 14:27 26.10.2024 14:27 Foto ilustruese Ekspertët kanë zbuluar gjërat që meshkujt kanë më shumë gjasa të gënjejnë dhe pse. Më poshtë gjeni dhe listën e plotë e gënjeshtrave që burrat bëjnë më shpesh: Gjatësia: Një studim zbuloi se meshkujt prireshin të gënjejnë për gjatësinë e tyre, duke thënë se ata ishin më të gjatë seç ishin në të vërtetë. Ndjenjat e tyre: Disa ekspertë thonë se burrat mund të kenë një marrëdhënie veçanërisht të komplikuar me cenueshmërinë për shkak të theksit kulturor në “fuqinë” e meshkujve. Edhe kur janë keq, thonë që janë mirë, transmeton fax.al. Performanca seksuale: Meshkujt nuk do ta pranojnë kurrë që ndoshta nuk janë dhe aq të mirë në shtrat. Gabimet e tyre: Burrat janë shpesh të shqetësuar për humbjen e respektit rreth tyre. Ata duan që ju t’i pëlqeni, të impresionoheni dhe t’i vlerësoni ata. Dhe ata janë të shqetësuar se e vërteta mund t’ju çojë në refuzimin e tyre. Fantazitë: Ata nuk do t’i pranojnë kurrë mendimet dhe dëshirat e fshehta në lidhje me partneren e tyre. Gjendja mendore: Një arsye tjetër se pse mund të jetë e vështirë për njerëzit që të njohin ose pranojnë se kanë depresion është se simptomat e tyre mund të jenë ndryshe nga ç’pritej. Lidhjet e kaluara: Ata kurrë nuk duan të flasin për eksperiencat e mëparshme sepse kanë frikë se do të ndikojë për keq në atë aktuale. Zemërimi: Burrat kanë frikë se nuk kanë ‘të drejtë’ të jenë të zemëruar për gjëra të caktuara. Ose se zemërimi i tyre është problemi i tyre dhe ata nuk duan të shqetësojnë partnerin e tyre me të. Ata e tregojnë këtë gënjeshtër, sepse kanë frikë nga gjykimi, se do të ndodhë një konflikt. Fakti që kanë nevojë për ty: Zakonisht nuk e pranojnë sepse u duket sikur dalin nga natyra e të “fortit”. Të ardhurat: Meshkujt gjithmonë do “t’i ekzagjerojnë” ato, për të krijuar një përshtypje ndryshe.