Ja disa mënyra se si ta trajtoni gripin në kushte shtëpie NULL NULL 07.12.2024 10:25 07.12.2024 10:25 Foto ilustruese Sezoni i gripit ka filluar dhe është e rëndësishme që të kujdeseni mirë për veten kur të keni grip. Është më mirë të qëndroni në shtëpi, të pushoni si dhe të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë sa më shumë që mundeni, ndërkohë që askujt nuk i pëlqen të jetë i sëmurë dhe të mbyllur në shtëpi, ekzistojnë strategji të mira të vetë-kujdesit të gripit që mund t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt. Ja disa mënyra si ta trajtoni gripin në kushte shtëpie: Pini çaj të nxehtë Çaji i nxehtë është përdorur që nga kohëra të lashta për të ndihmuar për të trajtuar ftohjet dhe gripet. Bëni dush me avull Dushi i nxehtë dhe me avull mund të ndihmojnë në lehtësimin e ndonjë dridhjeje që mund të keni, ndërsa avulli i nxehtë mund të ndihmojë shpërbërjen dhe lirimin e bllokimit të sinusit dhe frymëmarrjes së sipërme. Përdorni mjaltë dhe limon Mjalti është qetësues për dhimbjet e fytit dhe gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale, ndërsa limoni përmbanë vitaminë C. Shikoni diçka qesharake Një studim i vitit 2009 zbuloi se humori mund të ndikojë në sistemin imunitar dhe në aspekte të ndryshme që e bëjnë atë të funksionojë. Hidratohuni Është e rëndësishme të qëndroni mirë të hidratuar kur jeni i sëmurë pasi që mund të humbni më shumë lëngje nëpërmjet djersitjes.