Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja disa mënyra për ta larguar stresin

NULL NULL
30.12.2024 23:11
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Stresi është ndoshta sëmundja më e keqe psikologjike.

Stresi mund të jetë arsyeja që trupi juaj mund të kërcënohet nga sëmundje të ndryshme.

Por ja disa mënyra se si mund ta largoni atë:

Ndryshoni mjedisin – Duke parë të njëjtat gjëra në të njëjtin vend, nga dita në ditë mund t’ju stresojë, prandaj pse nuk e ndryshoni pamjen e mjedisit tuaj?

Stërvitja – Jo vetëm që stërvitja fizike ju mban të aftë, nxit sistemin tuaj imunitar dhe ndërton qëndrueshmërinë tuaj, por gjithashtu mund t’ju çlirojë nga stresi. Ushtrimi fizike çojnë në lirimin e endorfinës në trupin tuaj që ndihmon në mbajtjenlarg të stresit.

Meditimi – Është një metodë e mirënjohur për të hequr qafe stresin. Mundohuni të gjeni kohë të paktën 10 minuta çdo ditë për meditim. Thjesht shtrihuni, mbyllni sytë dhe qetësohuni.

Komunikoni – Bisedoni me një të dashur për shqetësimet dhe problemet tuaja. Studimet kanë vërtetuar se ata që ndajnë shqetësimet e tyre me të dashurit e tyre jetojnë më gjatë dhe vuajnë më pak rreziqe që rrezikojnë jetën.

Rrisni një kafshë – Duke u kujdesur për kafshët ju do të largoni mendjen nga shqetësimet dhe gjithashtu do të shpërbleheni nga dashuria e tyre.

Ecni – Ecja nuk është thjesht një stërvitje e mirë kardio. Stërvitja dhe ndryshimi i peizazhit ndihmojnë në mbajtjen larg të stresit.

lajme të ngjashme