Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në botë! (FOTO) NULL NULL 10.08.2016 09:50 10.08.2016 09:50 Planeti ynë është një vend emocionues, interesant, i bukur i cili kurrë nuk pushon të na befasojë, transmeton Klan Kosova. Është shtëpi e maleve madhështore, vullkaneve të mrekullueshme, lumenjeve madhështorë, shkretëtira pafund, dhe shumë më tepër. Megjithatë, pa marrë parasysh sa i bukur është planeti ynë, ne nuk duhet të harrojmë se sa e rrezikshme mund të jetë natyra. Më poshtë e keni një listë të vendeve më emocionuese dhe të rrezikshme në botë: Death Valley, USA Nëse toka është shtëpia jonë, atëherë Death Valley është një furrë e nxehtë. Kjo shkretëtirë mahnitëse mban rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në planetin tonë (56.7 gradë Celsius). Pa ujë, këtu mund të jetoni vetëm për 14 orë. The Danakil Desert, Eritrea Temperatura në këtë vend shkon deri në 50 gradë Celsius, madje ka edhe vullkane të shumta aktive. Mbani në mend, se vizita në Danakil, pa një udhëzues me përvojë, është rreptësisht e ndaluar. Mount Washington, USA Kjo krahinë malore mban rekordin botërorë për erërat më të shpejta në sipërfaqen e Tokës. Shpejtësia më e lartë e regjistruar këtu është 230 milje në orë (327 km/h). Erërat e forta, megjithatë nuk janë shqetësimi i vetëm në këtë fushë – temperaturat ngrirëse janë poashtu prezente, -40 gradë celsius dhe reshje të vazhdueshme bore. Mali Washington është një nga majat më vdekjeprurëse në botë. Sinabung Volcano, Indonesia Ky është një vullkan aktiv i vendosur në ishullin indonezian Sumatra. Shpërthimi këtu ndodh shumë shpesh, duke lënë mijëra njerëz pa strehë. Qytetet dhe fshatrat aty pranë janë të mbuluara plotësisht nga hiri dhe lava. Shpërthimi i fundit ndodhi më 27 shkurt 2016. lha da Queimada Grande (Snake Island), Brazil I fshehur diku në brigjet e Brazilit, ky ishull është i njohur gjerësisht si vendi më i rrezikshëm në planet. Arsyeja për këtë është mjaft e thjeshtë – ky vend është plotë me gjarpërinj më të helmët në botë. Hulumtuesit vlerësojnë se rreth pesë gjarpërinj për metër katror jetojnë në ishull. Ka tregime që shumë njerëz janë dorëzuar përpara këtyre grabitqarëve vdekjeprurës. Një nga këto histori kujton një portier i cili u sulmua nga gjarpëri dhe vdiq. Madidi National Park, Bolivia Në shikim të parë, ky vend duket shumë piktoresk, por është vërtetë shumë i rrezikshëm. Pse? – Për shkak se ajo është shtëpia e faunës më helmuese dhe agresive në botë: kontakti me ndonjë nga bimët në rritje në këtë park mund të shkaktojë kruarje të rënda, skuqje dhe marramendje. Valley of Death, Kamchatka, Russia Përqendrimet e larta të gazrave toksike që gjenden në këtë fushë përbëjnë një kërcënim serioz për çdo gjë që jeton: bimët dhe kafshët vdesin shpejt, ndërsa njerëzit së shpejti fillojnë të ndjehen të sëmurë dhe me ethe, marramendje dhe të dridhura. Afar Depression, Ethiopia Është njëri nga vullkanet më të rrezikshme në planet.