J. Cole zbulon se nuk ka votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 NULL NULL 01.10.2018 12:15 01.10.2018 12:15 J.Cole ka treguar sërish pse ai zgjodhi të mos votonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, gjë që çoi në zgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova. Reperi 33-vjeçar foli në një intervistë për Billboard. ‘Jo nuk kam votuar’, tha ai kur u pyet nëse ai votoi në vitin 2016. ‘Sepse Hillary Clinton nuk ishte dikush që më motivonte të votoja. Nëse do të ishte Bernie Sanders, unë kisha votuar. Do të kisha qenë i pari. Asnjë mosrespektim ndaj Hillaryt’. Ai gjithashtu zbuloi se pavarësisht entuziazmit të tij për kandidatin, nuk bëri fushatë për të: ‘sepse nuk më pëlqen të ngrijë zërin tim për një politikan në fund të ditës’, shpjegoi ai.