Izraelitët thonë se kanë vrarë komandantin e lartë të Hamasit NULL NULL 31.10.2023 19:35 31.10.2023 19:35 gaza Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë vrarë komandantin e lartë të Hamasit. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, tha: “Këtë mbrëmje arritëm të eliminonim vrasësin terrorist Ibrahim Biari”. “Biari është individi që ishte drejtuesi kryesor i luftimeve që kur forcat tona hynë në veri të Gazës pas masakrës së 7 tetorit”. “Gjatë këtij operacioni u vranë shumë terroristë. Terroristët që ishin me të brenda ndërtesës si dhe nën ndërtesën në tunele”, citohet të ketë thënë ai, raporton SkyNews, transmeton Klan Kosova.