Izraeli thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut NULL NULL 16.04.2024 18:05 16.04.2024 18:05 Komandanti i sektorit bregdetar të Hezbollahut është vrarë në një sulm izraelit, kanë thënë nga forcat izraelite, tw cilwt shtuan se një nga avionët e tyre “godi dhe eliminoi” Ismail Yusaf Baz-in në zonën Ain Ebel të Libanit, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Komandanti kishte shërbyer si zyrtar i lartë në disa pozicione në krahun ushtarak të Hezbollahut. Ai kishte planifikuar gjithashtu lëshime raketash dhe raketash antitank drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit, thanë forcat izraelite. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.