Izraeli thotë se e ka vrarë shefin e marinës iraniane që mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit NULL NULL 26.03.2026 11:38 26.03.2026 11:38 Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e Marinës së IRGC-së Izraeli ka thënë se e ka vrarë komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, Alireza Tangsiri, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se Tangsiri ishte “drejtpërdrejt përgjegjës për aktin terrorist të bombardimit dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit” dhe është “hedhur në erë”. Ai shton se një numër i “zyrtarëve të tjerë të lartë të komandës së Marinës” janë vrarë gjithashtu. Irani nuk ka komentuar ende.