Izraeli thotë se 20 figura të tjera të larta të Hezbollahut u vranë në sulmin ndaj Nasrallahut NULL NULL 29.09.2024 15:29 29.09.2024 15:29 Një burrë tregon një televizor që shfaq një imazh të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah me një shirit të zi gjatë një transmetimi nga stacioni privat libanez NBN në Bejrut më 28 shtator 2024 (JOSEPH EID / AFP) Izraeli tha se vrau 20 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut të rangjeve të ndryshme kur vranë Hassan Nasrallah në selinë e grupit të premten. Raportohet se në mesin e tyre është edhe Ali Karaki, udhëheqës i frontit të saj jugor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë gjithashtu se kanë vrarë Ibrahim Hussein Jazinin, kreun e njësisë së sigurisë së Nasrallahut, dhe Samir Taëfiq Dib, të cilin IDF e përshkruan si “të besuarin dhe këshilltarin prej kohësh të Nasrallah”. Ushtria shtoi se selia e Hezbollahut ishte e ngulitur nën disa ndërtesa civile.