Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli pretendon vrasjen e kreut të transfereve të parave të Hezbollahut

NULL NULL
21.10.2024 22:30
Një anëtar i forcave të sigurisë qëndron pranë rrënojave të një makine pas asaj që televizioni shtetëror sirian tha se ishte një "sulm me raketë”, në Damask të Sirisë. Foto: Reuters
Një anëtar i forcave të sigurisë qëndron pranë rrënojave të një makine pas asaj që televizioni shtetëror sirian tha se ishte një "sulm me raketë”, në Damask të Sirisë. Foto: Reuters

Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e transfereve të parave të Hezbollahut, gjatë një sulmi në kryeqytetin sirian, Damask.

Pretendimi u bë nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite, sipas Reuters.

Para këtij raportimi, disa foto treguan një veturë të djegur, ndërsa mediat shtetërore pretendonin se të paktën dy persona ishin vrarë dhe tre ishin plagosur – duke cituar një burim ushtarak.

Sulmi në Damask ndodhi pranë rrethrrotullimit lindor, afër hotelit Golden Mazzeh, një institucion i nivelit të lartë në qendër të kryeqytetit të Sirisë, shtoi media shtetërore siriane, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme