Izraeli ndalon veprimin e UNRWA-së NULL NULL 28.10.2024 21:36 28.10.2024 21:36 Foto nga mediat palestineze Izraeli ka miratuar dy ligje që ndalojnë agjencinë e refugjatëve palestinezë të OKB-së (UNRWA) të veprojë në Izrael dhe në zonat e pushtuara nën kontrollin e tij, me shumicë të madhe. Një numër vendesh, duke përfshirë ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësim serioz për këtë masë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Përpara votimit, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga masa, duke thënë se agjencia luan një rol “kritik” në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.