Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli merr përgjegjësinë për një sulm ajror pranë spitalit më të madh të Gazës

NULL NULL
03.11.2023 23:52

Izraeli mori përgjegjësinë për një sulm jashtë spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, për të cilin autoritetet shëndetësore të drejtuara nga Hamasi thonë se vrau 15 persona dhe plagosi 50 të tjerë.

Video të shumta nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën një duzinë njerëz të gjakosur të shpërndarë nëpër tokë pranë një ambulance, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë, Izraeli tha se kishte në shënjestër ambulancën sepse po përdorej nga Hamasi.

Një zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza tha të premten se ambulanca ishte në një kolonë mjekësore nga spitali, duke udhëtuar për në pikën kufitare Rafah dhe kishte informuar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për këtë lëvizje.​

lajme të ngjashme