Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli, Macronit: Mos gënje, s’ka bllokadë humanitare në Gaza

NULL NULL
30.05.2025 16:30

Ministria e Jashtme e Izraelit i është kundërpërgjigjur presidentit francez, Emmanuel Macronit, duke e akuzuar atë se nuk i interesojnë faktet për situatën humanitare në Gaza.

Macron ka thënë se “do të na duhet ta forcojmë qëndrimin tonë kolektiv” nëse Izraeli nuk bën më tepër për t’iu përgjigjur situatës humanitare.

Ndërsa, ministria e Jashtme e Izraelit tha se “Macronit s’i interesojnë faktet. Nuk ka bllokadë humanitare dhe kjo është gënjeshtër e hapur”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Izraelit, ata po e lehtësojnë hyrjen e ndihmave në Gaza, teksa Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vazhduar të bëjë presion që të lejohen më shumë ndihma në Gaza, pas një bllokade 11-javore.

lajme të ngjashme