Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli lëshon një raketë përgjuese drejt Detit të Kuq për alarm të rremë

NULL NULL
18.01.2024 16:32
Deti i Kuq
Deti i Kuq

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një raketë përgjuese që u qëllua drejt Detit të Kuq u lëshua për shkak të “identifikimit të rremë”.

IDF në një deklaratë kishte thënë se zbuloi një “shënjestër të dyshimtë ajror” që po i afrohej territorit të saj mbi Detin e Kuq dhe nisi një përgjues në objekt, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Pak kohë më parë, pas sirenave që ranë në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, një përgjues u nis në zonën e Detit të Kuq drejt një objektivi të dyshimtë ajror që po i afrohej territorit izraelit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga IDF.

lajme të ngjashme