Izraeli kryen 145 sulme në Liban gjatë 24 orëve të fundit NULL NULL 17.11.2024 08:31 17.11.2024 08:31 Foto nga Aljazeera Qeveria libaneze ka publikuar një raport që tregon shkallën dhe intensitetin e sulmeve të Izraelit ndaj vendit. Raporti i Ministrit të Mjedisit, Nasser Yassin thotë se ka pasur 145 sulme izraelite në të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Shumica e tyre ishin në Nabatieh dhe Libanin e Jugut, përkatësisht nga 55 deri në 73 bastisje, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Raporti thotë se ka pasur gjithsej 13 mijë e 222 sulme që nga fillimi i agresionit.