Izraeli i hakmerret Iranit me sulme raketash dhe dronësh NULL NULL 19.04.2024 04:14 19.04.2024 04:14 Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë amerikan për ABC News, transmeton klankosova.tv. Lansimet e raketave pasojnë sulmin e Iranit të shtunën e kaluar, ku vendi dërgoi një breshëri prej më shumë se 300 dronë pa ekuipazh dhe raketa drejt objektivave në të gjithë Izraelin, thanë më parë zyrtarët ushtarakë izraelitë. Të gjithë, përveç disave, u kapën nga Izraeli dhe aleatët e tij, përfshirë Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët. Sulmi i Iranit erdhi më shumë se gjashtë muaj pasi grupi i Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, pas së cilës ushtria izraelite filloi bombardimin e saj në Rripin e Gazës.