Izraeli godet 40 objektiva të Hezbollahut NULL NULL 24.04.2024 18:21 24.04.2024 18:21 Foto nga arkiva. Liban Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët luftarakë izraelitë dhe artileria kanë goditur rreth 40 objektiva të Hezbollahut në një fshat në jug të Libanit. Sipas IDF-së, objektivat përfshinin objektet e magazinimit dhe armët, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se gjysma e komandantëve të Hezbollahut janë vrarë në sulmet e IDF që nga tetori.