Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli ende nuk e shkatërroi Hamasin, edhe pse u zotua për këtë

NULL NULL
05.12.2023 19:55
Arkiv: Grupi Hamas
Arkiv: Grupi Hamas

Izraeli ende nuk e ka shkatërruar Hamasin, edhe pse është zotuar për këtë.

Të paktën 5 mijë militantë të Hamasit janë vrarë, sipas tre zyrtarëve izraelitë të sigurisë.

Ndërsa nuk është prekur pjesa më e madhe e krahut ushtarak prej 30 mijë trupash.

Operacionet në veri janë larg përfundimit, raporton Washington Post, transmeton Klankosova.tv.

Megjithëse pjesa më e madhe e qytetit të Gazës është rrafshuar nga sulmet ajrore, forcat tokësore ende nuk kanë hyrë në disa nga bastionet kryesore të Hamasit atje.

“Kjo do të jetë një kohë e gjatë”, tha nënkoloneli Richard Hecht, një zëdhënës i ushtrisë izraelite.

“Ne kemi nevojë për kohë”, shtoi ai.

Që nga koha kur Izraeli nisi sulmet në Gaza, si pasojë janë vrarë 16 mijë palestinezë, duke përfshirë më shumë se 5 mijë fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

lajme të ngjashme