Izraeli e kërcënon Libanin me luftë nëse sulmet e Hezbollahut vazhdojnë NULL NULL 29.12.2023 18:26 29.12.2023 18:26 I dërguari izraelit në OKB ka kërcënuar me “luftë në shkallë të plotë” nëse sulmet e Hezbollahut vazhdojnë. Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Gilad Erdan ka kërkuar që të marrin fund sulmet nga territori libanez ndaj Izraelit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. “Pesëdhjetë mijë civilë izraelitë u zhvendosën përgjatë kufirit verior për shkak të sulmeve të mbështetura nga Irani nga Libani. Këto sulme janë shkelje flagrante ndaj sovranitetit të Izraelit, ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit, tha ai. “Izraeli do të mbrojë veten. Unë e kam paralajmëruar këtë këshill pafundësisht”, vazhdoi ai.