Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli do të rrisë presionin ndaj Hamasit në ditët e ardhshme

NULL NULL
21.04.2024 17:00
Benjamin Netanyahu
Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto: Arkiv

Izraeli do të “rrisë presionin politik dhe ushtarak ndaj Hamasit në ditët në vijim”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke folur para festës hebraike të Pashkës që fillon nesër, udhëheqësi izraelit tha se të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve ishin “refuzuar plotësisht nga Hamasi”, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Në ditët në vijim do të rrisim presionin ushtarak dhe politik ndaj Hamasit, sepse kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet dhe për të arritur fitoren tonë”, tha ai.

Ai gjithashtu iu përgjigj raporteve për sanksionet e afërta të ShBA-së ndaj batalionit fetar të IDF-së,  Netzah Yehuda duke thënë: “Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione ndaj një njësie në IDF, unë do ta luftoj atë me të gjitha forcat”.

 

lajme të ngjashme