Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli dhe Libani do të fillojnë bisedimet në SHBA të martën

NULL NULL
11.04.2026 07:26

Izraeli dhe Libani do të fillojnë bisedimet zyrtare të paqes të martën në Uashington, njoftuan të shtunën zyrtarët izraelitë dhe libanezë.

Negociatat do të fillojnë me një takim midis ambasadorit izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, dhe homologes së tij libaneze, Nada Hamadeh Moawad, raportoi Reuters.

Presidenca libaneze tha se të dy zyrtarët folën në telefon të premten dhe caktuan një takim në Departamentin e Shtetit të SHBA-së për të diskutuar shpalljen e një armëpushimi dhe për të caktuar një datë për bisedimet dypalëshe të ndërmjetësuara nga SHBA-ja.

Ambasada izraelite në Uashington njoftoi se biseda do të fillonte “bisedime zyrtare për paqe”, duke vënë në dukje se Izraeli refuzon të diskutojë një armëpushim me Hezbollahun. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme