Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshjen historike NULL NULL 13.08.2020 21:06 13.08.2020 21:06 Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar që t’i normalizojnë marrëdhëniet, ka njoftuar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një deklaratë të përbashkët, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Abu Dhabi, Mohammed Al Nahyan thanë se ata shpresojnë që kjo të “jetë përparim historik drejt paqes në Lindje të Mesme”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Si rezultat i kësaj ata kanë njoftuar se Izraeli do t’i anulojë planet kontroversave për aneksimin pjesë të “West Bank”. Deri tash Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me vendet e Gjirit Arabik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024