Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iu gjet marihuanë, arrestohet burri në Prizren

NULL NULL
12.02.2025 09:55
Foto nga Arkiva;

Është arrestuar një person në Prizren, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit është gjetur marihuana.

Policia ka bërë të ditur se përveç substancave narkotike, janë sekuestruar edhe 40 euro para kesh, një telefon dhe një veturë, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: 165.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, disa qese për paketim të substancës narkotike dhe një peshore digjitale”.

“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 40 euro para kesh, një telefon celular  dhe një veturë. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit me burg për shkak se kishte disa urdhëresa aktive”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme